Haxhiu: Bekim Jashari, shpresë për ndërtimin e një politike shtetformuese

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka lavdëruar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari për punën e bërë në tri vite të udhëhqjes së komunës, përcjell Ekonomia Online.

Tutje, Haxhiu tha se Jashari është shpresa e qytetarëve për ndërtimin e një politike shtetformuese.

“Tri vite në udhëheqje me duar të pastra, pa korrupsion, pa nepotizëm, me transparencë e llogaridhënje. Bekim Jashari çdo ditë me përkushtimin e tij qëndron pranë halleve të qytetarëve”, tha ai.

“Bekim Hamëz Jashari, shpresë për ndërtimin e një politike shtetformuese parimore, e ndërtuar mbi parimin e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies! Skënderaj dhe Drenica janë të nderuar me përfaqësimin e kryetarit Bekim Jashari”, u shpreh Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme