Haxhiu: Brenda tri ditëve pres përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se brenda tri ditëve do të merr përgjigje për sigurimin e një milion vaksinave kundër Covid-19 nga kompanitë Modena dhe AstraZeneca.

Ai tha se ka kontaktuar me biznesmenë të suksesëshem e shoqata të mjekëve në Amerikë dhe në Evropë.

Kështu që brenda tri ditësh ai pret një përgjigje lidhur me sigurimin e këtyre vaksinave.

“Kam kontaktuar me biznismen të sukseshëm, me mjek, dhe shoqata të mjkëve në Amerikë, dhe në vendet e Evropës, dhe jam duke e pritur një përgjigje konkrete për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh, të markave Modena, dhe AstraZeneca. Ne mund te fasilitojmë takimin, dhe pastaj Qeveria e Kosovës bën marrëveshjen drejtpërdrejtë me këto kompani”.

Deputeti Haxhiu po ashtu tha se këto vaksina mund të vijnë në Kosovë brenda një muaji.

Të ngjashme