Haxhiu: Demarkacioni e ka penguar punën e Kuvendit, të mos ngarkohet rendi i ditës

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 12:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Legjislacion dhe Mandate, tha se tema e demarkacionit ka penguar punën e Kuvendit dhe ajo tha se fajtor për mosfunksionimin e Kuvendit është kryetari Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Agjendës së Kuvendit i është vendosur tema e demarkacionit, kur kemi thirrur mbledhje të legjislacionit për t’i shqyrtuar projektligjet kanë dështuar mbledhjet e komisionit. Seancat e Kuvendit janë çdo të enjte, ka kohë që Kuvendi nuk ka funksionar si duhet, fajin e ka kryetari i Kuvendit. Duhet të jemi pëgjegjës karshi Kuvendit, të mos ngarkohemi me 30 pika të rendit të ditës. Komisioni për legjislacion ka 15 projektligje dhe dy nisma”.

“Kemi problem me prezencat e ministrave në komisione, ata neglizhojnë paraqitjen dhe llogaridhënien para komisioneve parlamentare. Kërkojmë nga MD respektimin e afateve për procedimin e ligjeve në Kuvend. Raporti i progresit për herë të parë do të flet për kapjen e sistemit të drejtësisë. Komisioni do të trajtojë me seriozitet projektligjet dhe jo shpejtë e shpejtë, brenda afatit kohor që parasheh rregullorja”.

Të ngjashme