Haxhiu dhe Izmaku “përplasen” për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 15:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk ranë dakord për shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Izmaku kërkoi që Komisioni për Legjislacion të mos ta shqyrtoj këtë pikë, pasi që komisionit po i humb kredibiliteti. Sipas saj, të hënën në Kuvendin e Kosovës është krijuar një komision “ad hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Ndërsa, Haxhiu tha që kjo është në të mirën e bashkatdhetarëve dhe duhet të shqyrtohet.

Izmaku i tha se Haxhiu po sillet me arrogancë dhe e ka marrë me shumë zemër këtë çështje.

 “Nëse ty nuk të intereson për bashkatdhetarët, mua më intereson”, i tha Haxhiu-Izmakut.

Ndërsa deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se ky ndryshim është për ta ua lehtësuar diasporës mënyrën e votimit. Kjo sipas tij, duhet të bëhet në ambasadat e Kosovës apo konsullatat ku ata më afër jetojnë.

“Kjo është për me ia plotësuar kërkesën diasporës së veçmas të proceduarave mu dhënë mundësi shtesë me votuar në ambasada dhe konsullata është iniciativë e vetë komisionit dhe mbetet në mes dy leximeve për me përmirësua versionin fillestar në grupin punues”, tha Sejdiu.

Në fillim të mbledhjes së këtij komisioni, deputeti i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, kërkoi që të diskutohet për çështjen e të drejtës si deputet se kur ka të drejtë të flas deputeti dhe kur jo.

Sherifi u ankua ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili në seancën e djeshme nuk ia ka dhënë fjalën.

“Konsideroj se kam të drejtë të diskutoj në cilësinë e grupit parlamentar për një çështje të caktuar dhe si deputet, por kur flas në emër të grupit përfaqësoj pikëpamjet e grupit dhe kur flas si deputet të miat, të grupit janë më të kujdesshme dhe më të hapura kryesuesi Haliti i njëson këto dhe thotë se janë të njëjta dhe mendoj se komisioni duhet të deklaruar për këtë edhe për replikën”, tha Sherifi, raporton EO.

Ai tha se ka shkruar edhe ankesë në lidhje me këtë çështje.

“Ajo që kam vërejt e kam shkruar edhe në ankesë është se kemi interpretime të ndryshme të rregullores nga kryetari Veseli, Haliti e të tjerë, kjo larmshmëri e interpretimit duhet të marr fund dhe deputetët me pas të qartë se cilat janë të drejtat e tyre dhe të mos shkelen të drejtat nga kryesuesit e seancës”, tha ai.

Në seancën e së hënës, shefit të grupit parlamentar të Nisma-s, nuk i është lejuar të flasë nga kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.

Kjo përplasje ndërmjet tyre ka ardhur gjatë diskutimit të pikës së rendit të ditës për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Të ngjashme