Haxhiu e AAK-së: Kujdesi jonë do jetë dialogu, presim njohje reciproke me kufijtë aktual

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 13:01 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kujdes të shtuar do t’i japin dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në seancën ku pritet të votohet Qeveria Hoti, tha se AAK-ja, ka dëshiruar që Qeveria Kurti të jetë më e gjatë, në mënyrë që sipas saj qytetarët ta shohin mashtrimet e tyre.

“Ne si AAK e kemi thënë se Qeveria Kurti do duhej që të jetonte më gjatë, në mënyrë që qytetarët e vendit t’i shohin mashtrimet e tyre”, tha ajo.

Haxhiu tha se kujdes të shtuar do t’i kushtojnë dialogut me Serbinë, që sipas saj do të sjellë njohje reciproke në kufijtë aktual.

“Kemi vendosur që të jemi pjesë e kësaj qeverie, me besimin se gjërat do të lëvizini me mirë. Në orientimin bazik për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo do të thotë se po i marrim përgjegjësitë e tona si partner”.

“Ndërsa kujdes të shtuar do të bëjmë në shumë tema, që jemi dakorduar në planin qeverisës, siç është dialogu me Serbinë, që ne besojmë se përmbyllja e saj do të jetë njohja reciproke në kufijtë aktual”, tha ajo.

“Poashtu, prioritet i joni mbetet korrigjimi i marrëveshjes me Malin e Zi, dhe përmbyllja e marrëveshjes mes dy palëve”.

Të ngjashme