Haxhiu: E kemi obligim që ta gjejmë zgjidhjen për marrëveshje

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 14:13 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se nuk është caktuar ende takimi sa i përket Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se komunikime kanë pasur gjatë kësaj kohë por për të arritur marrëveshje duhen takime të tjera.

Ajo shprehet optimiste se do të ketë një marrëveshje ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

Besoj që edhe propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje edhe në anën tjetër i LDK së mbetet që ne gjatë këtyre ditëve, e kemi si obligim që si dy subjekte në këtë rast VV si subjekti i parë dhe LDK që ta jetësojmë vullnetin e qytetarit të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Tashmë është e qartë duhet ta gjejmë zgjidhjen për të arritur marrëveshjen. Unë besoj se në qoftë se ka vullnet deri tani nuk ka munguar kjo do të arrihet”, tha ajo.

Të ngjashme