Haxhiu e njofton Abbott për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott si dhe zyrtaren për sundim të ligjit Jennifer Blackeney.

Në një frymë bashkëpunimi ambasadori Abbott shprehi vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar në këtë mënyrë rendin dhe ligjin.

Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadorin Abbott përkatësisht Ambasadën Britanike për rolin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të drejtësisë.

Më tej u shpreh optimiste për iniciativat e ndërmarra në drejtim të ngritjes dhe forcimit të rendit juridik në Republikën e Kosovës, veçanërisht pas besimit të madh të qytetarëve dhënë tashmë kësaj qeverie në zgjedhjet e fundit me ç’ rast kjo edhe e obligon shumë më shumë qeverisjen e mirë drejt tejkalimit të krizave në të cilat është e vënë ajo.

Theks i veçantë iu kushtua Rishikimit Funksional të sektorit të Drejtësisë, i cili proces vazhdon të ketë mbështetjen edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë u potencua gjithashtu rishikimi i mekanizmave antikorrupsion.

Duke i uruar suksese ministres Haxhiu, ambasadori Abbott shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Britanike dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Të ngjashme