Haxhiu fajëson Memli Krasniqin dhe PDK-në për skandalin me mishin e prishur

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 16:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu, në debatin parlamentar për skandalin e mishit, tha se AUV-i duhej të ishte institucion i pavarur.

Ajo hodhi fajin mbi Partinë Demokratike të Kosovës dhe presidentin Thaçi që në atë kohë ishte kryeministër kur AUV-i e ktheu nën zyrën e kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

“Sa herë flitet për tema të tilla të ngjajshme në mungesë të argumenteve e neglizhojmë çështjen, kështu ndodhi edhe sot nga deputetët e mazhorancës ku pati një përpjekje për ta devijuar çështjen dhe për të akuzuar deputetët e opozitës”.

“AUV-i duhet të ishte agjension komplet i pavarur. Sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, AUV-i dmth nga Ministria e Bujqësisë kaloi në zyrën e kryeministrit dhe në vend se të fuqizohej meqë janë dakordu që të shkojë në zyrë të kryeministrit, në vend se të fuqizohej, ajo u keqpërdor nga Thaçi për interesa të tij dhe partisë së tij, pra e mbajti në kontroll të plotë këtë agjension, dhe të gjitha shkeljet aty bëhen nga personat e lidhur me PDK-në. Edhe Thaçi si kryeministër, edhe Memli si ministër për një mandat kanë përgjegjësi për këtë. AUV-i dhe Ministria e Tregtisë janë rrjet i mafias edhe doganat që kanë qenë të mbikëqyrura nga PDK-ja. AUV-i do duhej të ishte institucion i pavarur dhe do t’i raportonte vetëm Kuvendit të Kosovës”.

Memli Krasniqi u kundërpërgjigj ndaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut, e cila ia hodhi fajin Krasniqit për skandalet e mishit sepse, sipas saj, ai ishte ministër i Bujqësisë.

“Qysh mundet një deputet dy mandate me qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, me udhëheq Komisionin për Legjislacion e mos me marrë vesh asgjë për ligje. AUV-i me një kompromis të gabueshëm është vendosë nën zyrën e kryeministrit dhe Ministria e Bujqësisë as nën drejtimin tim, as të ministrit të tashëm nuk ka pasë asnjë kompetencë për të shty përpara proceset që kanë qenë të ndërlidhura”.

Ganimete Musliu, nga PDK-ja, iu drejtua LVV-së duke iu thënë se kyçi i politikëbërjes së Vetëvendosjes është Hashim Thaçi, raporton EO.

“Qe sa vite jam në politikë, po e shoh që Alfa dhe Omega e politikëbërjes së Vetëvendosjes është Hashim Thaçi, dhe  bota juaj sillet rreth Hashim Thaçit. Unë nuk kam amnestuar askënd, i kërkova edhe hetuesisë, prokurorisë dhe gjyqësisë, në fjalën tuaj ma mbushën mendjen se je bazuar në leximin e titullit të lajmit të gazetës Express, sepse edhe ata e kishin qasjen sikurse tënden që unë kam folë si zëdhënëse e AUV-it. Nëse mendoni që zgjidhja është shkarkimi i zotërit Gjinovci, është gabim”.

Të ngjashme