Haxhiu: Frustrimi i Thaçit ndaj Qeverisë dhe LVV-së, simptomë e dështimeve të tij

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sulmet që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po i bën Lëvizjes Vetëvensoje, kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tjerë nuk janë të rralla.

“Siç duket frustrimi i tij i shprehur edhe sot në konferencë për media që nuk kishte asnjë tematikë pos sulmit ndaj Qeverisë në detyrë ka si shkas disa përpjekje të dështuara të këtij Presidenti për të qenë protagonist me qëllime të këqija”, shkruan Haxhiu në Facebook.

E para, shkruan ministrja Haxhiu, ishte çështja e një marrëveshje të dëmshme Kosovë-Serbi, me ç’rast shkoi dhe u kthye pa asgjë, dhe e dyta, dështimi përmes tentativës për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të marrë situatën në kontroll.

“Asnjëra s’u bë”, shkruan Haxhiu tutje.

“Duhet të rikujtojmë se edhe në ato konferencat e përditshme të verës së vitit 2017 aso kohe Presidenti fillimisht pati sulmuar Lëvizjen e Albin Kurtin dhe vetëm pastaj foli për idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë thelb i së cilës ishte ndarja e Kosovës. Frustrimi i tij tash ndaj Qeverisë aktuale dhe ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! është simptomë e dështimeve të planeve të tij duke shtuar edhe tashmë shkeljen që ky President i ka bë Kushtetutës në PLAN përpjekjen”, përfundon Haxhiu.

Të ngjashme