Haxhiu fton opozitën për bashkëpunim: Vettingu përfundon për 5 vjet, fillon vitin tjetër

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 12:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie ka ftuar grupet parlamentare për takim, me qëllim të fillimit të punës për reformën e thellë në drejtësi, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ishte e bindur se procesi i vettingut do të marr mbështetjen e plotë edhe nga grupet e tjera parlamentare.

“Qeveria i dha mbështetje një dokumenti që konsiderohet i rëndësishëm dhe menjëherë do të formojmë grupin punues”.

“Paralelisht me këtë gjatë kësaj periudhë planifikojë ti bëjë ftesë grupeve parlamentar për takim me qëllim të ndërtimit për reformën e thellë në drejtësi”.

Ajo shtoi se procesi i vettingut do të nis në vitin e ardhshëm, dhe do të mbyllet brenda afatit 5 vjeçar.

“Do të mbyllet brenda afatit 5 vjeçar dhe do të nis në vitin e ardhshëm”.

Haxhiu për aksionin në veri tha se kriminaliteti duhet të shkatërrohet, derisa ka thënë se e ka mbështetjen e Qeverisë ky aksion i policisë në nivel vendi, raporton EO.

“Besoj se e keni parë komunikatën nga Policia e Kosovës, ky operacion është në nivel vendi ku po përfshihet Prishtina, Mitrovica, Peja, dhe qëllimi është parandalim i kontrabandës së mallrave, dhe e k mbështetjen e qeverisë së Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme