Haxhiu i kërkon deputetëve të heqin dorë nga vendet e tjera të punës dhe mëditjet

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka dhënë dy propozime për ligjvënësit, raporton Ekonomia Online.

Në seancën ku po diskutohet për ikjet e të rinjve nga vendi, Haxhiu kërkoi nga deputetët të bëjnë një sakrificë për të rinjtë.

Ajo kërkoi që të gjithë deputetët që bëjnë punë tjetër pos asaj të deputetit, të heqin dorë, për t’i dhënë mundësi të rinjve të punësohen.

 “Të gjithë deputetët e parlamentit gjatë mandatit të deputetit në këtë legjislaturë të heqin dorë nga ushtrimi i profesionit tjetër përpos deputetit që tu japim mundësi të rinjve të diplomuar e që janë të shumtë dhe nuk po kanë mundësi të punësohen. Ta bëjmë një sakrificë ne si deputet”, tha Haxhiu.

Ajo kërkoi që deputetët të heqin dorë edhe nga mëditjet, të cilat të dërgohen në një buxhet të Kuvendit dhe ai të përdoret për favorizimin e bizneseve.

“E dyta që nga sot grupet parlamentare ta kenë nga një përfaqësues në një grup, do ta quaja një komision të ngritur që deputetët vullnetarisht të heqin dorë nga mëditjet dhe ato ti çojmë në një buxhet të Kuvendit i cili buxhet do të shkonte qoftë për favorizimin e bizneseve që do punësonin e rinj apo vetë Kuvendi do hartoj politika se ku do ta dërgonte këtë buxhet.  Prej sot kërkoj që deputetët të deklarohen a do ta bëjnë një hap që e kemi në dorën tonë”, tha Haxhiu, raporton EO.

Të ngjashme