Haxhiu i reagon Kusarit: Ndoshta po të dhimbset asfalti nga koha e Titos

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar deputetes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila lidhur me një postim për asfaltin në Gjakovë.

Haxhiu ka thënë se Mimoza ka reaguar ndaj rrugës me 4 korsi Gjakovë – Dollc – Prishtinë, ndoshta sepse po i dhimbset asfalti i para 37 viteve, nga koha e Titos.

Ajo, duke thënë se aty ku ndërtohet natyrisht se ka edhe prishje, i ka thënë Kusarit se në vend se t’i përgëzojë ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, po merret me gjëra të kota.

Lexojeni më poshtë postimin e saj të plotë:

Paska reaguar Mimoza – sigurisht në shenj “pakënaqësie “ që po ndërtohet rruga e Re me katër korsi; GjakovëDollc- Prishtinë. Ndoshta po i dhimbset asfalti i para 37 viteve përgjatë kësaj magjistrale ( nga koha e Titos)mirëpo e cila poashtu është ndërtuar nga taksat e qytetarëve tonë. Mimozë aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet. Në vend që t’i përgëzosh
ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, shif në çfar niveli zbret e me çka merresh! A veç me folë diçka, apo?

Të ngjashme