Haxhiu i reagon Selmanajt: Janë analiza famoze, LDK problem të udhëheqë vendin

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, ku ky i fundit ka thënë se LDK duhet të udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Sipas Haxhiut, është problem që LDK-ja të udhëheqë, duke thënë se LDK dhe VV të vazhdojnë me sondazhe dhe analiza, të cilat sipas saj, nuk e bëjnë shtet-ndërtimin.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Shumë problem “ LDK- ja me udhëheqë me Qeverinë e Kosovës” siç paska prognozuar Driton Selmanaj të cilat të kujtojnë ato “analizat e tij famoze” në Clik.

Qeverinë e Republikës është duke e drejtuar me shumë suksese kryeministri Ramush Haradinaj , me përkushtim , vendosmëri dhe vizion të qartë në rrugën e integrimit dhe zhvillimit.

Ndërsa LDK dhe LVV ,le të vazhdojnë me sondazhe e hulumtime të llojit të tyre.

Shtetndërtimi nuk ndodhë me sondazhe të VV- së e as me “analiza” të LDK-së , shteti bëhet çdo ditë , me punë e angazhim , me syçeltësi e vendime të vështira por të doemosdoshme, gjithnjë në interes të vendit dhe qytetarëve,kështu siç po ndodhë në qeverisjen Haradinaj, e siç do të mdodhë edhe në mandatin e ardhshëm qeveritar.

Kur nuk ke punë të tjera,populli thotë më mirë është që ashtu kot ta lëvizësh derën, njëjtë siç po e bëjn opozitarët e LDK- së dhe VV- së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme