Haxhiu: Jemi buzë kolapsit me pandeminë Covid-19

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka folur rreth situatës me pandeminë me të cilën po përballet Kosova.

Haxhiu tha se situata mund të shkojë drejt kolapsit, pasi sipas tij spitalet mund të mos jenë në gjendje të pranojnë fluks të qytetarëve me Covid-19.

“Alaramnte, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 ! 7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive. Situata mund të bëhet e papërballueshme”.

“Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale”.

Shkrimi i plotë:Alaramnte, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 !7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive.Situata mund të bëhet e papërballueshme.Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale.Me nga 20 raste në ditë me COVID-19 kemi qëndruar mbyllur dy muaj e gjysmë në shtëpi, tani me më shumë se 200 raste në ditë jo që nuk ka mbyllje, por edhe po neglizhohet dhe me joseriozitet po trajtohet pandemia COVID-19.Qytetarë të nderuar, ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm karshi situatës në të cilën ndodhemi, mbani maska, mos u përshëndetni dorë për dore, mbani distancë, mbani higjienën personale, dezinfektoni hapësirën ku jetoni dhe punoni.Situata me pandeminë është buzë kolapsit.Qeveritë e mashtrimit të 6 Tetorit, janë shndërruar në qeveri të zhgënjimit për shkak të paaftësisë që janë duke e treguar në menaxhim të situatës me pandeminë.Interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve

Të ngjashme