Haxhiu: A ka prokuror që ka guxim të ngritë aktakuzë ndaj Haradinajt dhe ministrave të tij?

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 17:37 | Nga

Deputetja e Vetëvendosjes, Alublena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për shfuqizimin e vendimit për pezullimin e rritjes së pagave.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se a ka prokuror që ka guximin të ngrisë aktakuzat ose të filloj hetimet për Haradinajn dhe ministrat.

Postimi i plotë:

A ka prokuror që ka guximin të ngrisë aktakuzat ose të filloj hetimet për Haradinajn dhe ministrat e tij të cilët e fuqizuan vendimin e paligjshëm për rritjen e pagave për vete?

Në vijim Neni 424 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal

Konflikti i interesit

1. Personi zyrtar i cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të ka interes financiar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “merr pjesë” nënkupton ushtrimin e autoritetit zyrtar përmes vendimit, miratimit, mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit ose në ndonjë mënyrë tjetër të ushtrimit të ndikimit për një çështje zyrtare.

Të ngjashme