Haxhiu: Kemi me dhjetëra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhanë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin e Covid

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bekim Haxhiu deputet nga radhët e PDK-së tha se edhe këto ditë të dimrit po e shohim paaftësinë e qeverisë në menaxhim të pandemisë.

“As pas dy vitesh Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj  variantet e Covid-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike”

Haxhiu tha se gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit të 2022 ka pasur përpjekje nga qeveria për zvogëlim të rasteve e të paraqiten shifra të rrejshme.

“Kemi me dhjetra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin e Covid. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shëndrruar në shpërndarës të virusit dhe rritur shpejtësinë e numrit të rasteve”

Haxhiu tha se pandemia është betejë e të gjithëve e se vendimet të mos merren nga një komitet politik.

Të ngjashme