Haxhiu kërkon zgjidhjen e çështjes së pensionistëve kontributdhënës: Po shpërblehen ata që iu nënshtruan sistemit jugosllav

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës, që një herë e mirë të zgjidhet çështja e pensionistëve kontributdhënës, të cilëve nuk u njihet stazhi i punës që nga paslufta, por vetëm stazhi i punës para vitit 1999.

Dhe përkundër kësaj, stazhi ka një prag prej 15 vitesh për t’u konsideruar për pension kontributdhënës.

Haxhiu, në fjalën e saj tha se do ta paraqesë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Haxhiu ka thënë se këto dispozita ligjore, të bazuara në ligjet e ish-Jugosllavisë, diskrimonojnë kontribuesit. Ajo ka thënë se po përfitojnë pikërisht ata që i ishin nënshtruar sistemit në atë kohë, ngase vetëm ata nuk ishin larguar dhunshëm nga puna.

“Thjesht i bie që ata që janë larguar dhunshëm nga puna, nuk përfitojnë pensionin kontributdhënës, dhe përfundojnë ata që kanë qenë bashkëpunëtor të sistemit të atëhershëm. Kjo është shumë e rëndë për punëtorët që janë larguar dhe konsideroj që dy herë edhe shteti po i diskriminon. Si rrjedhojë e këtyre fakteve, ka shumë pak kontributdhënës që mund të plotësojnë periudhën 15 vjecare. Ka shumë prej tyre që për disa javë nuk e plotësojnë këtë kriter. I bie që ai ka punu gjithë ato vite dhe ai nuk gëzon pensionin dhe kontributin e tij dhe merr një pension sikur dikush që nuk ka punu fare, pra pension i moshës”, tha ajo.

Haxhiu propozoi që secili t’i njihet stazhi i punës dhe secili të paguhet për aq kontribut sa ka dhënë.

“Është mirë që secili të paguhet për vitet e punës. Pra, për aq vite sa kanë punuar, për aq vite të paguhen. Në rezolutën që do ta paraqes sot, jam i sigurt që të gjitha grupet parlamentare kanë ndjeshmëri për këta pensionistë. Me shumë sinqeritet pres nga të gjitha grupet parlamentare, që ta bëjmë një zgjidhje”, tha ajo.

Të ngjashme