Haxhiu komenton 100-ditëshin e Qeverisë Kurti: Sollëm mendësi të re të qeverisjes

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se Qeveria Kurti për 100 ditë, ka krijuar një frymë të re qeverisëse.

“Ka pasë sfida të shumta gjatë këtyre 100 ditëve; së pari ka qenë i rëndësishëm vendimi i Kuvendit që arriti ta jetësojë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e vitit 2019. Në atë mënyrë ne respektuam vullnetin e qytetarëve dhe nisëm punën si Qeveri e re, në zbatim të programit qeverisës, të gjitha atyre zotimeve që i kemi pasë në fushata zgjedhore”.

Haxhiu në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar që përkundër sfidave të shumta, Qeveria Kurti është e përkushtuar për ta bërë Kosovën siç duhet të jetë.

“Përgjatë gjithë këtyre ditëve, kemi arritur të krijojmë një mendësi të re qeverisëse, se si u shërbehet qytetarëve; si ministrat heqin dorë nga privilegjet duke u nisur nga ulja e pagave. Fokusi ka qenë se si të bëjmë vendime dhe veprime që u shërbejnë qytetarëve”.

“50 ditët e para të qeverisjes, kanë qenë padyshim sfiduese, pasi kishim shumë përgjegjësi para vetes, një program të rëndësishëm dhe shumë pengesa”.

“Secili prej ministrave kemi punuar në mënyrë të vlefshme, pavarësisht sfidave dhe në këtë drejtim kemi arritur të dëshmojmë se po të kishte vullnet edhe nga qeveritë tjera do të kishin mundur të bëjnë punë të mirë si ne”.

“Pavarësisht sfidave me pandeminë, por edhe pandeminë politike po vazhdojmë punën tonë, si ministra pasi jemi të përkushtuar për ta bërë Kosovën shtet siç duhet të jetë”.

Të ngjashme