Haxhiu: Konfiskimi pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 14:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësie, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimi koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë luftës kundër korrupsionit  dhe zhvillimit ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se baza aktuale nuk ka qenë efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Ka qenë alarm për qeverinë tonë në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe ti hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit. Ky projektligj hap rrugën është themelim i një institucioni. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës dhe kjo do të jetë e mundur nëse punojmë me nder dhe profesionalizëm”, tha Haxhi në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Ekzekutivi në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të ngjashme