Haxhiu: KQZ-ja dhe PZAP-ja kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa e kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës.

“Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!”.

“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme