Haxhiu kritikon Qeverinë që nuk siguroi maskat mbrojtëse për nxënësit

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka kritikuar  Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka paraparë që të sigurojë maskat mbrojtëse për fëmijët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, duke ju referuar njërës nga rregullat që duhet të respektohet  me fillimin e mësimit e që është “Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”, ka thënë se kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje

Postimi plotë i saj:

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Në njërën nga këto rregulla thuhet:

“Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!

A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!

Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.

Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?

Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!

Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme