Haxhiu: Kryeministri të distancohet nga deklarimet e Matoshit

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 17:07 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Kosovë ka humbje të madhe të shpresës, prandaj edhe po ikin të rinjtë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në seancën e jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për ikjen e të rinjve nga vendi, kritikoi kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për mungesë në këtë seancë.

Ajo tha se kryeministri duhet të ishte në këtë seancë që të tregonte se si të adresohej çështja e largimit të qytetarëve nga Kosova dhe të distancohet nga deklarata e këshilltarit të tij, Halil Matoshit.

“Kryeministri Haradinaj do të duhej të ishte këtu për 2 arsye, me na tregu se si e adreson këtë eksod dhe të distancohej nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij, Halil Matoshi. Me e bo një deklaratë të tillë ose duhet të jesh i verbuar nga pushteti e luksi ose unë nuk e di si nuk po shohin këta njerëz. Dhe kryeministri do të duhej të na tregonte se si mundet që ende të qëndroj kryeministër kur sheh të rinjtë para ambasadave. Dhe e kemi parë se nuk ka asnjë plan e asnjë strategji, por pagën vetit ia ka bërë 3000 euro, ky kryeministër duhet të shkoj në shpi. Ai nuk e ka marrë mundin që të jetë qoftë edhe 1 minutë në këtë seance për të respektuar mundin e deputetëve dhe të respektohen qytetarët”, u shpreh Haxhiu.

Sipas saj, dëshpërimi i madh i të rinjve dhe të rejave që kanë me pushtetin e bëjnë të vështirë jetën e tyre.

“Që thonë që i kanë ra pishman për seancë të jashtëzakonshme, do të ishte mire të pendohen për disa veprime tjera dhe po e them këtë sepse është e rëndësishme kjo seancë. Kosova po përballet me një largim në heshtje të qytetarëve të Kosovës, sepse pa një humbje të madhe të shpresës nuk do të ndodhte dhe kjo shihet. Dëshpërimi i madh i të rinjve dhe të rejave që kanë me pushtetin e bëjnë të vështirë jetën e tyre në Kosovë. E kam thënë edhe më herët dhe po e them prapë që sot 20 vite pas luftës është e vështirë të jesh qytetar i Kosovës sepse askush nuk ka besuar se 20 vite pas luftës do të përballemi me një gjendje të tillë”, tha Haxhiu.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ekzistojnë ikjet masive nga Kosova. Sipas tij, kjo është gënjeshtër dhe i konvenon vetëm interesave të Rusisë në rajon.

Të ngjashme