Haxhiu: Kurti dhe Mustafa janë në komunikim të vazhdueshëm për marrëveshjen

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por se sot nuk kanë mbajtur ndonjë takim.

Ajo tha se dy krerët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë në komunikim të vazhdueshëm në përpjekjen e tyre për të arritur marrëveshjen.

“Jemi në komunikime intensive, ashtu siç ka thënë edhe Vjosa Osmani, në përpjekjet tona për të arritur marrëveshjen. Kurti dhe Mustafa janë në komunikim të vazhdueshëm dhe do të ketë takime shumë shpejt”.

Ndërkaq, nga objekti i Kuvendit të Kosovës janë parë duke dalë Vjosa Osmani, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti. Ata më herët kanë qenë edhe në takim konsultativ në selinë e partisë së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme