Haxhiu-Kurtit: Ndjej keqardhje për nivelin tënd, ndihmoju qytetarëve

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe propozuesi i Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, ka thënë se projektligji është kërkesë e qytetarëve e jo personale, raporton EO.

Ai tutje theksoi se po kërkojnë nga qeveria unitet në mënyrë që kriza të kalohet më shpejt nga qytetarët.

Sipas një analize, Haxhiu tha se nga tërheqja 10% e trustit vetëm 66% e qytetarëve kanë tërhequr ato mjete.

“Ky projektligj është kërkesë e qytetarëve, nuk është personal, as kundër jush kryeministër, as individualisht as politikisht, është kërkesë e qytetarëve. Ndjej keqardhje për nivelin e paraqitjes së kryeministrit. Ne po kërkojmë që të kemi unitet të veprimeve me qëllim që me kalua këtë krizë qytetare sa më lehtë.”

“Çfarë të keqe ka nëse një deputet konsultohet me një ekspert. Për mua qe e njoh Albin Kurtin që nga 1997, unë sot me PHD, ky veç me studime themelore, e kuptoj qëllimin e tij që është tensionimi për me blloku një kërkesë të tillë. Populli ka nevojë për mbështetje në këtë kohë krize. Kur edhe ministri i financave nuk fol për masat por fol për filozofi.”

“Qytetarët sot presin bashkëpunimin tonë edhe për Trustin, edhe për reformën pensionale. Asnjë fjalë e qeverisë sot për reformën pensionale e që është premtuar, në modelin ku gjenerata paguan për gjeneratën. Ministrat po flasin për fondin pensional që është plaqkit nga Serbia. Në cilën fazë jemi me i kthye ato mjete, kur ju keni fol për pensionet, keni premtuar që ta ktheni atë fond në Kosovë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme