Haxhiu: Kushtetuesja do ta pezullojë dekretin e Presidentit para të shtunës

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të marrë masa të parakohshme për vendimin e presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit.

‘’Ne presim që Kushtetuesja të marrë masa të parakohshme para asaj seance. Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë dicka të tillë. Këta deputetë nuk kanë të drejtë të bëjnë diçka të tillë’’, ka thënë ajo.

“Ajo që ka ndodh sot e shkatërron demokracinë dhe vullnetin e popullit. Ç ‘kuptim ka dalja në zgjedhje dhe ç ‘kuptim ka të dalësh parti e parë nëse bëhen pazare të tilla në Kuvend”, vlerësoi tutje ajo.

“Masa e përkohshme nuk varet nga ditët e festive. Jam e bindur se Gjykata do të merr shumë shpejt masë të përkohshme pasi nuk mundet ndryshe”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Të ngjashme