Haxhiu: LVV dhe LDK janë rrenca dhe hajna

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se LVV dhe LDK janë hajdutë dhe gënjeshtar duke thënë se ata mashtruan qytetarët gjatë kohës sa ishin në qeveri në pandeminë Covid-19.

“Nuk ka dilemë ata të cilët mashtruan qytetarët deri më 6 tetor, ata që zvarritën krijimin e qeverisë për 5 muaj për interesa personale dhe në kohë pandemisë kanë vjedhur”.

“Prandaj ne në Komisionin e Shëndetësisë të gjitha partitë kemi një dokument prej 1 faqesh e kemi dërguar me kërkesë të prokurorisë që të merret me ato”.

“Sepse ka kontrata të dyfishta me çmime, abuzime të shtrenjta dhe ka çështje të cilat duhet të hetohen nga prokuroria e shtetit”.

“Në këtë situatë në kohën e pandemisë kanë qenë bashkë LVV dhe LDK janë hajna dhe rrenca. Ata kanë gënjyer qytetarët edhe rreth pakosë për marrjen e 170 eurove”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme