Haxhiu: Marrëveshja PAN-AKR pazar politik

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 11:37 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se edhe se koalicioni PAN-AKR kanë kërkuar që seanca të mbahet sot ata nuk erdhën në Kuvend. Kjo sipas saj, dëshmon se ata po bëjnë pazare politike me vendin.

“Janë bërë tre muaj pas zgjedhjeve dhe ende nuk janë krijuar institucionet. Ata po vazhdojnë të bëjnë pazare dhe janë përgjegjësit kryesorë që vendi është pa institucione kjo është arsyeja qe nuk erdhën, sepse nuk i kanë kryer pazaret. Ne kundërshtojmë këtë sjellje të tyre. Duhet t’iu vijë fundi politik i tyre”.

Më tej ajo ka thënë se LVV do të jetë në Kuvend sa herë që është e nevojshme për tejkalimin e kësaj situate.

“Ne do të jemi këtu sa herë që kryesuesi e thërret seancë. Sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit, dihet se ne do të jemi në sallë për ta kundërshtuar zgjedhjen e Kadri Veselit për kryeparlamentar pasi ai nuk është figurë unifikuese, është figurë përçarëse”, tha Haxhiu.

Të ngjashme