Haxhiu ndalon shfrytëzimin e veturave të ministrisë jashtë orarit

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nga sot ka marr vendim që veturat e ministrisë që ajo drejton të mos përdoren jashtë orarit të punës.

Në Facebook ajo njoftoi se mori vendim për shfuqizimin e 24 vendimeve dhe se do të përkujdeset që paraja publike të mos keqpërdoret.

“Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtar të punës”.

“Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008”.

“Si Ministre e Drejtësisë do të kujdesem deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara”, ka shkruar Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme