Haxhiu: Ne e mbështesim shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 11:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se qeveria me vendimin për rritjen e pagave ka konsumuar vlerën penale të konfiliktit të interesit.

“Përmbajtja e këtij vendimi përmban shkelje për parandalimin e konfliktit të interesit, qeveria ka konsumuar vlerën penale të konfliktit të interesit. Ky vendim u kundërdërshtua nga qytetarët dhe mediet, ku u organizua aksion simbolik dhe në deklarimet e tij kryeministri e mbështeti këtë vendim për prandalimin e korruptimit të tyrë dhe për veshjen e tyre”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Vetëvendosje e mbështet shfuqizimin e këtij vendimi dhe e mbështesin krjimin e ligjit të ri për pagat.

Të ngjashme