Haxhiu: Nëse ka diçka jolegjitime, Qeveria të mos deklarohet por të veprojë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Aleancës për ardhmerinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se do të i rishqyrtojë të gjitha vendimet e marra të Qeverisë “Haradinaj” pas dorëheqjes në korrik të vitit 2019, ka thënë se kryeministri i ri duhet të veprojë nese ka diqka jolegjitime dhe jo të deklarohet. Sipas saj, Qeveria e re as për një mandat të plotë nuk do të arrijë të marrë vendimet që i mori Haradinaj në një afat të shkurtë kohorë, shkruan gazeta “Zëri”.

“Kjo është vetëm një deklaratë e tij por unë i kisha sugjeruar të dy palët si koalicion që të fillojnë të punojnë në detyrat e tyre, ne ato që i kanë proklamuar disa herë. Të shohin qytetarët se çfarë ata do të bëjnë dhe për gjithçka që është joligjore absolut nuk ka nevojë deklarata por veprime.

Unë jam shumë e sigurte që do të iu duhet kohë për vendimet e marra në interes të vendit që këta me një mandat të plotë po që se ta kishin (që nuk do ta kenë as edhe një vit) nuk do të mund të marrin vendime që i ka marrë z. Haradinaj për një kohë shumë të shkurtë. Pra të shohim se cilat do të jenë ato punë të mira që do të i bëjnë ata për vendin”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas tij Kurti është i paaftë për të mbajtur pozitën e kryeministrit prandaj po merret me të kaluarën.

“Kthimi prapa në gjithçka që po proklamon z. Kurti është paaftësi për të qenë në pozitën që tanimë e ka marrë të cilën nuk është i aftë për ta mbajtur. Në të kundërtën le të tregojë për punët e mira që do të i bëjë. Kemi thënë që do ta përkrahim aty ku është interesi i vendit por në të kundërtën do të jemi shumë sy qelë për të përcjellë punën e tij për të mos lejuar t’i bëj dëm vendit”, ka theksuar ajo.


Të ngjashme