Haxhiu: Nga sot Kosova do të udhëhiqet nga vetëm një njeri

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka thënë se nga sot Kosova do të udhëhiqet nga vetëm një njeri.

Ai këto komente i bëri pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të shtetit.

Haxhiu tha se Kosova ka bërë hap prapa në demokraci duke rrëshqitur në pushtet absolut majtist.

Deputeti i PDK-së shtoi se deputetë e Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike dhe Guxo u shitën për pazare të ndyta.

“Sot Kosova ka bërë kthim prapa në demokraci, ka rrëshqitur në pushtet absolut majtist që do të udhëhiqet nga një njeri.Kosova nga një vend demokratik me ndarje të pushteteve dhe përgjegjësive, nga sot të gjitha pushtetet i ka koncentruar në dorën e një njeriu”.

“Ky është hapi i parë drejt pushtetit absolut majtist dhe diktatorial.Ky kthim prapa në demokraci u bë e mundur falë koalicionit më të ri “VEGËL” (Vetëvendosje, Guxo dhe LDK) dhe deputetêve që u shiten për pazare të ndyta dhe pranuan të bëhen “vegël” e autokratit Kurti”.

“Akronimi VEGËL i përgjigjet më së mir të gjithë atyre që sot u bënë pjesë e procesit të votimit, sepse u shndërruan në “vegël” të Albinit.Shantazhe e kërcënime, joshje, poste e pazare të ndyta u bënë sot vetëm me një qellim që Albini të kontrolloj Qeverinë, Presidencën, Kuvendin, drejtësinë, sigurinë dhe të gjitha pushtetet.PDK do të jetë partia opozitare që do të mbroj demokracinë dhe do të jetë gardiane e shtetit”.

Të ngjashme