Haxhiu: Një përkrahës i Donika Gërvallës më tha që ka me ma ngul thikën në ballë

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu kishte raportuar në polici një rast të kanosjes.

Haxhiu e ka konfirmuar rastin teksa ka thënë se u kërcënua nga një përkrahës i Donika Gërvallës, i cili i tha “se do t’ia ngulte thikën në ballë”.

“Dje pas seancës së Kuvendit nga një përkrahës i Donika Gërvallës kam marrë një mesazh kërcënues që ka me ma ngul thikën në ballë. Rastin e kam paraqit në polici dhe ata janë duke u marrë me rastin. Po e them se është përkrahës i Gërvallës sepse vërehet nga mesazhi. Ato mund edhe t’ua dërgoj”.

Sipas Haxhiut kërcënimet po vijnë nga persona që po financohen nga partitë në pushtet.

“Nuk mbulohet mospuna e Qeverisë Kurti 2 me kërcënimet e milingonave të Facebook’ut. Nuk arsyetohet mungesa e vaksinave, as ulja e pensioneve përmes kërcënimeve të militantëve që po financohen nga partitë në pushtet. Partia në pushtet duhet me qenë më e hapur me kritikë, jo sikur me veprimet që i kanë bë dje”, ka thënë Haxhiu për Sinjalin.

“Është një metodë e frikësimit dhe kërcënimit të deputetëve. Unë kam pranu edhe në të kalumen mesazhe kërcënuese, por s’i kam bë publike, por tash kur këto mesazhe vijnë prej përkrahësve të partive në pushtet janë shqetësuese. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, ju garantoj që në vazhdimësi kam me thënë të vërtetën dhe s’kam m’u nal”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme