Haxhiu: Një vit më parë dëshmuam se mund të qeveriset ndershëm

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish- ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se një vit më parë qytetarët votuan për ndryshime rrënjësore, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie, ka thënë se me 6 tetor të vitit 2019, qytetarët i dhanë fund keqqeverisjes, ku Vetëvendosje doli partia e parë.

“Sot janë bërë 1 vjet nga zgjedhjet  e 6 tetorit. Vullneti i qytetarëve ishte i qartë. Me 6 tetor qytetaret votuan për ti dhënë fund epokës së keq qeverisjes korrupsionit. E vjetra zhvatëse kishte rënë. Qytetarët votuan lëvizjen si subjekti i parë në vend ku Albin Kurti mori vota më së shumti. Në këto zgjedhje lëvizja doli me 29 deputet ku të gjitha gratë deputet hynë në kuvend”.

Ajo tha se qytetarët votuan për ndryshime rrënjësore shtetin e së drejtës.

“Ata ndëshkuan politikat e gabuara. Votuan kundër mendësisë së vjetër politike. Qytetarët i dhanë goditje të madhe keqqeverisjes”.

Po ashtu ajo theksoi se gjatë 4 muajve dëshmuam që në Kosovë është e mundur të qeveriset ndershëm. “Ishte qeveria që ishte në fokus për të mirën e përbashkët”, tha ajo.

Haxhiu ka ripërseritur qëndrimin e tyre se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr vija të kuqe për subjektet qe kemi deklaruar se kemi vija të kuqe. Këtu është PDK-ja, ju e dini që në vazhdimësi kemi thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Në sondazhet e fundit kemi mbështetjen e qytetarëve mbi 50%”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme