Haxhiu: Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 18:16 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke vlerësuar aktivitetin e kësaj partie prej që kur është themeluar para 15 vitesh, ka bërë thirrje për zgjedhje.

“Përball nesh patëm individë e grupime që morën vendime në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve tanë, ata zhvatën pasurinë e Kosovës. Hajnat në burg, por hajnat shkojnë në burg vetëm kur qeveris Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, opozita për VV-në, ishte gjithmonë rezistencë.

“Nuk i frikësuam e as nuk mundën të na shantazhojnë. Pas çdo përballje dolëm edhe më të fortë”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e vitit 2019, ishte fillim i një ndryshimi që nuk mund të ndalet.

Haxhiu tha se Qeveria Kurti ka dëshmuar se mund të qeverisë ndershëm.

“Qeveria Kurti ishte e qytetarëve, por nuk iu përshtat atyre që janë rrënues të këtij shteti”, tha Haxhiu, duke shtuar se “tash Kosova drejtohet nga një qeveri ilegale e nga një kryeministër i Hashim Thaçit”.

“Qeveria koti po drejtohet nga një kryeministër helaq”, u shpreh ajo, derisa turma brohoriste “Hashim hajni”.

“Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti”, përfundoi ajo.

Saranda Bogujevci: Askush nuk guxon të shkel mbi demokraci dhe mbi sovranin

Themeluesi i qendrës së VV-së në Shqipëri  Bojken Abazi ka thënë se tubimi i sotëm i tremb ata që duan ta copëtojnë këtë parti, raporton Ekonomia Online.

“E gjithë Shqipëria i kishte sytë nga Kosova këtë pranverë dhe Shqipëria e kuptoj qe VV-ja e humbi përkohësisht pushtetin. Kombi ka nevojë për bashkim dhe kjo po realizohet me Lëvizjen Vetëvendosje. Festa e sotme i tremb ata që duan të na copëtojnë. Kosova tashmë e përjetoi çlirimin e dytë, dhe bashkë do i qojmë përpara përpjekjet çlirimtare”, tha Abazi.

E Deputetja Saranda Bogujevci ka thënë se askush nuk guxon të shkelë mbi demokracinë dhe qytetarët e vendit, raporton EO.

“Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s dhe nga kjo ditë nuk u çliruam vetëm nga Serbia por për të qenë të pavarur sepse në këtë ditë lindi VV-ja. Ka plot arsye sot për të festuar por nuk po mundemi sepse kemi dhënë shumë për këtë ditë dhe nuk jemi deri aty ku kemi dashur të mbërrijmë. Së bashku me mund ta ndryshojmë vendin tonë. Askush nuk guxon të shkel mbi demokraci dhe mbi sovranin dhe qytetarët e këtij vendi”, tha ajo.

E ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se këtë parti e presin shumë sfida por që sipas tij së basku mund t’ia dalin.

“Tani kemi tjera sfida ne kemi përpara ndoshta edhe më të rënda por këto sfida janë fitore. Së bashku do të kalojmë çdo sfidë me vullnet pa u ndalur. Gjatë këtyre muajve ne kemi parë se sa është i rëndësishëm vullneti i njerëzve të mirë”, ka thënë ish ministri Arben Vitia

Të ngjashme