Haxhiu: Nuk i kemi pasur 80 vota për presidentin

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje nuk i do zgjedhjet mirëpo siç ka thënë, moszgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

Haxhiu ka thënë se VV-ja nuk i ka 80 vota për presidentin.

“Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin. Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë ani pse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet. Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Ajo ka shtuar se nuk kanë çfarë tu bëjnë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë, siç ka thënë, terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme