Haxhiu, Osmanit: Nuk është ndershme të keqcitosh, nuk fitohet respekti kështu

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu pas reagimit të kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministre i ka reaguar kësaj të fundit duke thënë se nuk është e ndershme që të keqcitohet Albin Kurti në atë që ka thënë për Elez Blakajn, sepse në këtë mënyrë nuk fitohet respekti.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Haxhiu ka shkruar atë që në Podujevë ka deklaruar Kurti, derisa thotë se janë dy pohime që i ka bërë ai.

“Janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin. Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu”, ka shkruar Haxhiu.


Të ngjashme