Haxhiu: PAN-i ka marrë deputetë të partive të tjera

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 23:37 | Nga

Anëtari i PDK, Bekim Haxhiu ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë nga koalicioni PAN, duke u shprehur i sigurt për një gjë të tillë. Haxhiu shtoi se shumë shpejt do të bëhen publike aderimet në PAN të disa deputetëve të partive tjera që kanë siguruar ulësen në Kuvend.

Ai tha se këta deputetë të ardhshëm jashtë koalicionit PAN, kanë shprehur gatishmërinë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, por edhe të aderojnë në këtë koalicion.

“Ajo ka mund të them tani për tani është që jam thellësisht i bindur që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pasi që tanimë janë siguruar numrat për një gjë të tillë. Disa deputetë jashtë koalicionit tonë kanë shprehur gatishmërinë që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por edhe disa të tjerë shumë shpejt do të aderojnë në këtë koalicion. Dhe kjo do të bëhet publike nga krerët e koalicionit, por njëherë po e presim certifikimin e rezultateve”, ka thënë Haxhiu për Tribuna Channel.

Haxhiu ka folur edhe për mundësinë që në zgjedhjet lokale të këtij viti PAN t’i hyjë garës përsëri të bashkuar.

“Nëse e shohim të udhës për ta bërë një gjë të tillë, atëherë edhe në zgjedhjet lokale të Nëntorit mund të shkojmë të bashkuar – nëse jo në të gjitha komunat, atëherë në disa prej tyre mund ta kemi kandidatin e përbashkët”, shtoi Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme