Haxhiu paralajmëron “exit poll”-in: Këto zgjedhje një leksion i madh për “partinë e madhe”

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Baton Haxhiu, kompania e të cili ka bërë një “exit poll” të cilin do ta prezantojë sapo të mbyllen vendvotimet, ka folur për disa prej rezultateve zgjedhore.

“Është e habitshme se sa të pakujdesshme janë partitë politike dhe sa e nënçmojnë votuesin kur kandidojnë kandidatë. Kështu ato e humbin edhe votën e partisë. Për shembull, në tri komuna partia më e madhe e ka humbur edhe votën e partisë”, u shpreh z. Haxhiu.

Haxhiu i ka bërë thirrje “partisë së madhe” që të respektojë më shumë veten dhe qytetarët me kandidaturat herën tjetër, përcjell Periskopi.

I pyetur nëse do të ketë më shumë njerëz të hidhëruar apo të gëzuar, ai u përgjigj:

“Ajo që është e rëndësishme… edhe kur mendon se po bën një veprim për ta joshur votën. Këto zgjedhje kanë vërtetuar se nuk mund të hysh në aventura pa qenë i bindur për suksesin, dhe pa qenë i bindur se veprimin që po e bën e bën për votën por për të mirën e vendit,” – u shpreh ai.

Të ngjashme