Haxhiu pas akuzave të Deliu-Kodrës: Si e sheh që dhëndri yt në OShP është arrestuar?

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka replikuar deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra e cila e akuzoi se ka ushtruar presion mbi anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

Ajo i tha se kjo është shpifje, derisa s’u ndal me kaq dhe tha se kjo është njëjtë si të thuash se deputetja Deliu-Kodra ka ndikuar në punësimin e motrës së saj në Prokurim në Kuvend të Kosovës.

Haxhiu ka vazhduar edhe me akuza të tjera për anëtarë të tjerë të familjes së deputetes së PDK-së.

“Sa i përket asaj që tha zonja Deliu për presion te anëtarët e komisionit. Kjo është shpifje, sikur me të thon unë ty qysh ka mundësi që motra jote është punësuar në Prokurim në Kuvendin e Kosovës? A e ke punësuar ti motrën tënde? Ose, nëse dua të bëhem si Abelard Tahiri, si e konsideron ti që dhëndrri yt në OSHP është arrestuar? Ose a ke pasë ndikim që motra jote është punësuar në Prokurim në Kuvendin e Kosovës?”.

“Nëse doni me gjuhë të njëjtë mos ma jepni mundësinë se kam argumente të mjaftueshme, por unë nuk do të doja që të hyja në personale sepse po diskutojmë për një çështje që është tepër e rëndësishme. Edhe vëllain në RTK dhe të tjera e të tjera, sepse lista është e gjatë”.

Ministrja e Drejtësisë i ka replikuar përsëri deputetes së PDK-së e cila i tha se duhet t’i drejtohet organeve të drejtësisë nëse e di që në të kaluarën ka pasë anëtarë të Komisionit për Provim të Jurisprudencës që kanë pasë lista se kush duhet ta kalojë këtë provim e kush jo.

“Po, janë disa raste që janë duke u hetuar nga policia sa i përket Provimit të Jurisprudencës. Nuk dua të flas më tepër për përfundimin e këtij hetimi, sepse i përket organeve të drejtësisë që ta adresojnë këtë. Megjithatë, informacionet e mia janë që tashmë janë disa raste që janë duke u hetuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme