Haxhiu: Pas rritjes së çmimeve, Qeveria t’i rrit pagat

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e produkteve ushqimore në Kosovë.

Ai ka thënë se pas shtrenjtimit enorm të produkteve ushqimore dhe rritjes së inflacionit Qeveria duhet të merr vendim për rritjen e pagave.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Ligji për Pagat në sektorin publik, rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve dhe rritja e asistencës sociale janë domosdoshmëri, pas rritjes së çmimeve dhe rritjes se inflacionit.

Pas rritjes enorme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, Qeveria do të duhej me urgjencë të merrte vendim për rritjen e pagave.

Ligji për Pagat është pothuajse i gatshëm.

Duke qenë se Qeveria nuk po merr vendime efikase për trajtimin e dinjitetshëm të punëtorëve shëndetësor, specialistëve e mjekëve ata po detyrohen të largohen jashtë vendit aty ku puna dhe profesioni i tyre çmohet e paguhet mirë.

Uroj që kjo Qeveri të reflektoi e ta sjellë në Kuvend për miratim Ligjin e Pagave para se të kolapsoi sistemi shëndetësor por edhe sektorët tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme