Haxhiu pas shkarkimit nga Lushtaku, këtë mund ta bëjë veç Veseli

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 21:17 | Nga

Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të shkarkojë nënkryetarin e degës në Skenderaj, Bekim Haxhiun dhe të përjashtojë shtatë anëtarë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Haxhiu, i cili deklaroi se “nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”.

Në një bisedë me Express, ish-deputeti Haxhiu tha se “vendimin për shkarkime e merr veç Kadri Veseli”.

Por, Insajderi ka kontaktuar me Sami Lushtakun dhe ai ka dhënë një tjetër version.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Skenderaj deklaroi se vendimi për shkarkimin e shtatë anëtarëve të degës është marrë për shkak se të shkarkuarit kanë ndikuar në përçarje brenda partisë.

“Është vendim i Kryesisë së partisë. Ka ndikuar për përçarje në Partinë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj”, ka thënë ushtaku për Insajderin.

Lushtaku tregoi se ky vendim është marrë me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

I pyetur nëse vendimi mund të jetë i kthyeshëm, në rast të ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ai deklaroi se kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.

“Vendimet e mija vetëm unë mundem e i kthy, e jo dikush tjetër”, ka deklaruar Lushtaku.

Përveç Haxhiut, PDK në Skenderaj ka shkarkuar edhe shtatë asamblistë të vet në komunë.

Anëtarët e përjashtuar të PDK-së në Skenderaj janë:

1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3. Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5. Sami Aruqi, 6. Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme