Haxhiu: Pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët që kanë punuar

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka nisur nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, me anë të së cilit kërkon që pensionet kontributdhënës t’i marrin të gjithë për aq sa kanë punuar, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu një konferencë për medie ka thënë se ka marrë përkrahje për këtë plotësim ndryshim nga të gjitha grupet parlamentare

“Çka unë kërkoj janë kërkesat e atyre qytetarëve që kanë kërkuar në vazhdimësi që pensionet kontributdhënësve të marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. Pra pensionistët që kanë punuar qoftë edhe një ditë të vetme t’i marrin pensionet e tyre varësisht nga kontributi që kanë dhënë”, tha ajo.

“Ajo që është më diskriminuese është në kundërshtim me ligjin për diskriminim është fakti që pension marrin ata që kanë punuar në kohën e ish sistemit, kurse ata që janë diskriminuar dhe që janë dëbuar nga puna janë diskriminuar nga shteti jonë. Pra kjo është vrasje e dyfishtë. Tani iu kërkojmë përvojën e punës 15 vjeçare, dihet pse s’kanë punuar 15 vite, dihet ideali i tyre për çka e kanë lëshuar punën, pra unë asgjë nul po kërkoj veçse një të drejtë themeltare”, tha Haxhiu teksa shtoi se shteti iu ka hyrë në hak”, tha ajo.

Të ngjashme