Haxhiu: Për formimin e Qeverisë do të bashkëpunojmë edhe me minoritetet

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo parti krahas me LDK-në, do të bashkëpunojë edhe me deputetët nga radhët e minoriteteve joserbe.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se qytetarët me votën e tyre, kërkuan që opozita e kaluar të jetë Qeveria e ardhshme.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita e kaluar, pra Vetëvendosje dhe LDK të jetë Qeveria e ardhshme, këtë e duan edhe qytetarët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të djeshme”.

“Mirëpo nuk e kemi përjashtuar edhe komunitetit joserbe, që besoj do t’i arrijnë 10 vendet që i kanë të garantuara në Kuvendin e Kosovës por padyshim këto i kemi diskutuar deri tani sepse do të mblidhemi në kryesi dhe do t’i diskutojmë”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme