Haxhiu për hapjen e fushatës në Mitrovicë: Traditën e Kadri Veseli e vazhduam edhe sot

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, u zotua se do t’i vazhdojnë investimet për këtë komunë kur të kthehen në pushtet.

PDK-ja ka hapur fushatën zgjedhore në Mitrovicë, për këtë Haxhiu tha se është traditë e Kadri Veselit që po e vazhdon kjo parti.

Tutje postimi i plotë i tij:

Traditën e kryetarit Kadri Veseli e vazhduam edhe sot, të hapjes së fushatës zgjedhore, pikërisht në Mitrovicën e Isa Boletinit e shumë heronjëve tjerë.

Në pjesën veriore të qytetit vizituam Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu, ku u takuam me bacën Ali Kadriu, Imbar Kadri Kadriun dhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.

Këta janë heronjtë e vërtetë të veriut, të cilët qëndruan në mbrojtje jo vetëm të shtëpive të tyre, por të vendosur për ta mbrojtur identitetin kombëtar edhe në këtë pjesë të Kosovës.

U zotuam se investimet në këtë pjesë të vendit do t’i vazhdojmë aty ku i kemi lënë, posa të vijmë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Na priftë e mbara në këtë fushatë  zgjedhore! PDK 134 

EnverHoxhaj 1

BekimHaxhiu 109

Rimëkëmbje

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme