Haxhiu për marrëveshjen me Danimarkën për ofrimin e burxheve: Kosova fiton donacion milionëshe

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 10:33 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT ka mbajtur konferencën Ndërkombëtare me temën: “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i kësaj konference është organizimi i një diskutim publik rreth marrëveshjes e cila do t’i mundësonte Danimarkës marrjen me qira të burgjeve në Kosove.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me marrëveshjen me Danimarkën për lëshimin me qira të burxheve, Kosova përfiton një donacion milionëshe.

“Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Mbretërisë së Danimarkës në kërkesën që ka pasur për transferimin e të burgosurve që aktualisht mbahen në burgjet e Danimarkës. Për faktin se Mbretërie e Danimarkës është një shtet mik i yni dhe i ka ndihmuar Kosovën për vite të tëra”, tha ajo.

Haxhiu tha se e vlerëson faktin që Kosova që është vlerësuar si palë serioze në këtë çështje. Me këtë marrëveshje, ministrja Haxhiu tha se Kosova përfiton një donacion miliona euro.

“Unë jam e bindur që nëse Mbretëria e Danimarkës do të synonte edhe ndonjë vend tjetër, natyrisht që kjo ndo të mund të bëhej, besoj që është vlerësuar administrimi i mirë i institucioneve korrektuese në Kosovë. Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që të bëjmë më shumë më mirë në qoftëse këto raporte vlerësohen nga organizatat vendore e ndërkombëtare e del që Kosova ka avancim në këtë drejtim. Si kompensim për këtë, Kosova do të përfitojë një donacion milionësh”, tha Haxhiu.

Qalaj: A do të zbatohet ligji i Kosovës apo i Danimarkës

E Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur disa çështje rreth kësaj marrëveshje.

Ai kërkoi të di nëse do të zbatohet ligji i Kosovës apo ai i Danimarkës.

 “Ajo çka ne deri më tani dimë është ajo që u prezantua nga zonja ministre (Albulena Haxhiu), që është arrit një marrëveshje. Shumë aspekte të kësaj marrëveshje do të jenë finale ose jo varet prej procesit të mëtejmë. Disa nga pyetjet kanë qenë se cili ligj ka mu zbatu, ai danez apo kosovar dhe cilat rregulla do të vlejnë nëse arrijnë deri te marrëveshja, a do të këtë qasje avokati i popullit për monitorim”, pyeti Qelaj, teksa kërkoi të di se çfarë do të bëhet edhe me stafin vendor.

Jashari: Cilat autoritete do ta mbikëqyrin bordin e këtij burgu

E ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se dilema kryesore e kësaj marrëveshje është se cilat autoritete do ta mbikëqyrin bordin e këtij burgu, siç rëndom ndodh në monitorimin e sistemit të drejtësisë e të policisë.

“Njëra prej dilemave kryesore që kemi pas dhe vazhdon të mbet është ajo se cilat autoritetet  duhet të jenë në mbikëqyrjen e këtij bordit dhe cilat autoritete do të kenë mandate që sikur i monitoron sistemin e drejtësisë, sistemi policisë etj”.

“Kushtetuta e Kosovës në disa dispozita e ka trajtu këtë situatë me nenin 18 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ajo që e përmendi ministrja e drejtësisë ofron një përgjigje në lidhje me miratimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare me 2/3 e votave të deputetëve të kuvendit të Kosovës dhe në atë mënyrë konsiderohet që ajo marrëveshje ka hyrë në fuqi. Ndërsa neni 19 i Kushtetutës në mënyrë eksplicite thotë se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen nga Republika e Kosovës pasi publikohen në gazetën zyrtare”, tha Jashari.

E Antonius Maria Van Kalmthout, ekspert ndërkombëtar, tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës nuk është e para sa i përket marrëveshjeve të tilla.

Ai tha se shteti i parë që ka marr me qira një burg në Evropë ka qenë marrëveshja ndërmjet Belgjikës dhe Holandës në vitin 2009.

“Përvoja ime dy herë që Holanda ka liruar të burgosurit i ka dërguar në një shtet tjetër kam qenë anëtar atë kohë dhe kjo ka qenë në një burg në Belgjik. Shteti i parë që ka marr me qira një burg në Evropë ka qenë marrëveshja ndërmjet Belgjikës dhe Holandës në vitin 2009, ku të burgosurit që janë burgos më shumë se 1 vit mund të transferohen në vende të ndryshme por në aspektin administrativ janë konsideruar që burgosurit e Belgjikës ka qenë 40 km larg kufirit”, tha ai.

Të ngjashme