Haxhiu për Projekt Kodin Civil: Në rast divorci pasuria e bashkëshortëve është e barabartë pavarësisht kontributit

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vazhdimin e seancës plenare ka prezantuar para deputetëve projekt-kodin civil, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu tha se është krijuar një grup punues në të cilin bëjnë pjesë shoqëria civile, ku theksojë se kanë tetë punëtori.

Ndër të tjera shtojë se në këtë Projekt Kod është adresuar fejesa, pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

“Kemi themeluar një grup punues për ti shtjelluar komentet që nuk janë pranuar më herët. Aty bëjnë pjesë shoqëria civile, ku kemi mbajtur tetë punëtori. Është adresuar pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, fejesa dhe pasuria bashkëshortore. Projektkodi përbëhet nga pesë libra.

Projektkodi është në frymë me Kushtetutën dhe në direktivat e BE. Çështjet kryesore është regjimi pasuror i bashkëshortëve, ku kodi civil i trajton të barabartë dhe nuk ka asnjë diskriminim. Në rast të divorcit, Gjykatat do të ndajë pasurinë në mënyrë të barabarta, pavarësisht se sa kanë kontribuuar të dytë. Me këtë projektkod martesa do të lejohet vetëm mbi moshën 18 vjeç”.

Të ngjashme