Haxhiu për votimet në Veri: Kjo hapje e qeverisë ilegale ka cenuar integritetin e vendit

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se gjatë qeverisjes së këtij subjekti politik, është  shtruar si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë.

Sipas saj, në lidhje me këtë VV ishte e vendosur të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Në qeverisjen tonë u shtrua si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë. Në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të respektonim atë që është obligim, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne jemi shtet dhe ashtu do të duhej të silleshim. Kjo hapje e qeverisë ilegale dhe ilegjitime ka cënuar integritetin e vendit”.

“Por, serbët e Kosovës do të kishin mundësinë që të votojnë vetëm në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Në të dy këto raste, Kosova nuk do të bënte asgjë tjetër, veç asaj që bënë një shtet i pavarur dhe ashtu siç veprohet edhe në vendet tjera si Kroaci, Slloveni etj”.

Në qeverisjen tonë u shtrua si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë. Në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Sonntag, 21. Juni 2020

Të ngjashme