Haxhiu pranon detyrën, tregon prioritetet e saj si ministre e Drejtësisë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 13:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ministri i deritanishëm i drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e sapo emëruar e drejtësisë Albulena Haxhiu tha se si ministre do të bashkëpunojë me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile, por edhe mediet.

Nga ministri i deritanishëm tha se u njoftuar për punën e bëra dhe ato që presin.

“Nga ministri Tahiri u njoftova për punët e ministrisë së drejtësisë të tanishme dhe që e presin. Me vullnet të hekurt do ti adresojmë të gjitha synimet që i kemi para vetes. Do të kemi një bashkëpunim me kuvendin, do të raportoj rregullisht në komisionet përkatëse dhe do t’i përgjigjem secilës pyetje parlamentare. Do të bashkëpunoj me shoqërinë civile, me institucionet e drejtësisë sidomos edhe me mediat”, tha ajo.

Ministri i deri sotëm, Abelard Tahiri tha se është nderë për Ministrinë e Drejtësisë që të udhëhiqet nga një ministre e cila ka përcjellë në komisione punën e kësaj ministrie.

“E njoftova për punët dhe angazhimet që i kemi bërë, është nder për Ministrinë e Drejtësisë ta ketë ministre dikë që ka qenë për 2 mandate komisionit për legjislacion do të mbështes ligje që do të jenë në të mirën e Kosovës. Çështja e rishikimit funksional, kodi civil i cili është i përfunduar dhe është në dorën e ministres, projekt tjetër është edhe kodi i procedurës penale, çështje tjetër është edhe çështja e noterisë. Kemi pasur polemika dhe kam vendosur që ta lë në dorën e Ministrisë së Drejtësisë, ministrit të ri.

Haxhiu shpalosi edhe detaje nga punët e para që do t’i bëjë në ministri, siç është çështja e noterëve dhe e vetingut.

“Ne kemi pasur ballafaqime por çështjet që i keni konsiderua të rëndësishme, por besoj do të bashkëpunojmë. Te konfiskimi i pasurisë nuk jemi pajtuar. Ndikimet e pushteteve në sistemin e drejtësisë, dhe pengesa në legjislacion. Në 100 ditshin e qeverisë Kurti do të procedohet ligji për konfiskimin e pasurisë. Sa i përket noterisë, në përputhje me kompetencat do ta bëj një vlerësim të brendshëm të këtij procesi, ky proces dihet të kthehet ne pikën zero, tha ajo.

“Do të ketë noter të rinj. Sa i përket vetingut, sistemi i drejtësisë nis të çlirohet atëherë kur ne e adresojmë vetingun. E kemi prioritet tonin, veting për institucionet, proces për 2 vite do ta bëjmë me dy organizata të shoqërisë civile, me IKD-në dhe GLSP-në”, tha ajo.

Të ngjashme