Haxhiu preferon Molliqajn për ministër të Brendshëm

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Haxhiu ka sugjeruar që kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duhet të bëhet ministër i Punëve të Brendshme. “Molliqaj, por të ishte ministër i Rendit, do të kishim ballafaqim të jashtëzakonshëm, interesant”, ka thënë ai.

Haxhiu ka vlerësuar se edhe Partia Socialdemokrate, që në zgjedhjet e 6 qershorit garoi në koalicion me AAK-në, duhet të përfshihet në koalicionin e ri.

Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “është e pandershme nga AAK që njëri post të mos i takojë PSD-së”. “Duhet ta kenë një njeri të PSD-së, që di të ballafaqohet me Lëvizjes Vetëvendosje, brenda parlamentit dhe jetës publike”, është shprehur Haxhiu.

Aktualisht, sipas Haxhiut, PSD-ja, që s’është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, “është e kufizuar t’i kundërvihet çfarëdo sjelljeje të Vetëvendosjes kur të kalojë në opozitë”.

Të ngjashme