Haxhiu prezanton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:07 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme të Kuvendit si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit. Albulena Haxhiu, në emër të komisionit për Legjislacion, Rregulloren e Kuvendit, Imunitete, Mandate, ka prezantuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Një nga këto ndryshime sipas saj është edhe procedura që marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në Kuvend, ato para nënshkrimit t’i dërgohen Kuvendit, për të shmangur problemet eventuale.

“Kemi diskutuar ta riformulojmë betimin e deputetit. Është proceduar rregulla dhe mbarëvajtja gjatë punimeve në Kuvend, dhe nëse një Projektligj nuk kalon herën e parë, ai nuk mund të vijë herën tjetër në Kuvend deri pas 3 muajsh”.

“Shqyrtimi për Projektligjin për buxhetin, ta kenë të gjitha komisionet shqyrtimin e projektbuxhetit. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në Kuvend, ti dërgohen Kuvendit para nënshkrimit të marrëveshjeve për shkak të problemeve në vazhdimësi”.

Të ngjashme